Adresuesit
Uebfaqja e eny është krijuar ekskluzivisht për personat fizikë me banim në Zvicër.
Siguria dhe përdorimi i të dhënave
Interneti është një mjet i hapur dhe i qasshëm dhe eny Finance AG ('eny Finance') bën çdo përpjekje për të mbrojtur të dhënat dhe për të ruajtur privatësinë tuaj. Duhet të theksohet se konfidencialiteti nuk mund të garantohet plotësisht kur dërgoni e-mail. E-mailat mund të shihen, falsifikohen, ose fshihen nga palët e treta dhe e-mailat mund të përmbajnë programe kompjuterike keqdashëse si viruse, krimba ose trojanë.
Juve do t'ju kërkohet të jepni informacionet tuaja personale në vende të ndryshme në këtë uebfaqe. Për shkak të natyrës së internetit, të dhënat mund të qarkullojnë përtej kufijve nëpërmjet serverëve jashtë vendit. Nëse vendosni të na jepni informacione personale nëpërmjet internetit ose e-mailëve, këto të dhëna do të trajtohen në përputhje me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe do të sigurohet nga qasja e paautorizuar nga palët e treta. Të dhënat përpunohen nga dhe për eny Finance dhe kompanitë e ndërlidhura me ne, ku palët e treta në Gjermani dhe jashtë vendit gjithashtu mund të autorizohen për të përpunuar të dhënat. eny Finance dhe kompanitë e ndërlidhura përdorin të dhënat ekskluzivisht për ekzekutimin e kontratës dhe për qëllimet e shprehura në Kushtet e Përdorimit dhe Termat & Kushtet e përgjithshme të uebfaqes se Eny.
Duke përdorur këtë uebfaqe, ju pranoni përpunimin e të dhënave të grumbulluara për ju në mënyrën e përshkruar më lart dhe për qëllimin e lartpërmendur.
Cookies
Unë jam në dijeni dhe pajtohem se në raste të caktuara përdoret një teknologji e ashtuquajtur 'cookies' për të siguruar informata të personalizuara. 'Cookie' nënkupton një skedar informacioni i cili ruhet në hard disk dhe mundëson që kompjuteri t'i njohë vizitat e mëtejshme në uebfaqen e eny. Unë e kuptoj se browseri im mund të rregullohet që të më njoftojë për pranimin e një 'cookie'.
Monitorimi
Kjo uebfaqe përdor Google Analytics dhe Google Remarketing, të cilat janë shërbime të Google Inc. Google përdor të ashtuquajturat 'cookies', skedarë tekstesh të ruajtura në kompjuterin tuaj që analizojnë se si përdoruesit e përdorin uebfaqen tonë. Informacioni i gjeneruar nga 'cookie' për përdorimin tuaj të kësaj uebfaqe (duke përfshirë IP adresën tuaj) transmetohet dhe ruhet nga Google në një server në SHBA. IP adresa pastaj shkurtohet nga Google në tre shifrat e fundit, dhe për këtë arsye një klasifikim i qartë i IP adresave nuk është më i mundur. Google vepron në pajtueshmëri me politikat e mbrojtjës së privatësisë në SHBA të quajura Safe Harbor Privacy Policy dhe është i regjistruar në programin Safe Harbor pranë Departamentit Amerikan të Tregtisë. Google do të përdorë këtë informacion për të vlerësuar përdorimin tuaj të uebfaqes, për të përpiluar raporte për aktivitetin e uebfaqes për operatorët e uebfaqes dhe për të ofruar shërbime të tjera që lidhen me aktivitetin e uebfaqes dhe përdorimin e internetit. Google mund ta transferojë këtë informacion edhe tek palët e treta, nëse kërkohet me ligj ose për sa i përket procesit të përpunimit të këtyre të dhënave në emër të Google. Palët e treta, përfshirë Google, vendosin reklama në uebfaqe në internet. Ofruesit e palës së tretë, përfshirë Google, përdorin cookies e ruajtura për t'ju shërbyer reklamave në bazë të vizitave të mëparshme nga një përdorues në këtë faqe.
Google në asnjë rast nuk do ta lidhë adresën tuaj të IP (Protokolli i Internetit) me të dhënat e tjera të Google. Mbledhja dhe ruajtja e të dhënave mund të kundërshtohet në çdo kohë. Ju mund ta çaktivizoni përdorimin e cookies nga Google duke vendosur programin tuaj të browserit në përputhje me rrethanat dhe nëse vizitoni faqen www.google.com/privacy/ads dhe klikoni në butonin 'opt-out'. Nga ana tjetër, ju mund të çaktivizoni përdorimin e cookie-ve të palëve të treta duke vizituar faqen e opt-out të Iniciativës së Reklamimit të Rrjetit (Network Advertising Initiative) në http://optout.networkadvertising.org
Për më shumë informata rreth kushteve të përdorimit të Google, vizitoni www.google.com/intl/en/privacy. Megjithatë, ju lutem të jeni të vetëdijshëm se nëse e bëni këtë, mund të mos jeni në gjendje të përdorni funksionalitetin e plotë të kësaj faqeje interneti. Duke përdorur këtë faqe interneti, ju pëlqeni përpunimin e të dhënave për ju nga Google në mënyrën dhe për qëllimet e përcaktuara më sipër.
Pa përmbajtje ofertash
Informacioni i publikuar në uebfaqen e eny nuk përbën kërkesë, ofertë ose rekomandim për të hyrë në një kontratë kredie ose kontratë për kredi cash, për të kryer transaksione të caktuara ose për të hyrë në ndonjë transaksion tjetër juridik.
Garanci dhe Mospranim
eny Finance ofron informacion në uebfaqe pa ndonjë garanci, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi ose detyrim për funksionalitetin, saktësinë ose mungesën e virusëve në uebfaqe.
Çdo detyrim nga eny Finance në lidhje me ndonjë dëmtim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë që rezulton nga qasja e ose përdorimi i elementeve të uebfaqes dhe pamundësia për të pasur qasje ose përdorur ato është përjashtuar shprehimisht. Për më tepër, eny Finance nuk mban ndonjë përgjegjësi për manipulimin e sistemit kompjuterik të përdoruesit të internetit nga palët e treta (viruset, krimbat, trojanet, etj.)
Përdorimi i informacioneve të adresës
eny Finance dhe kompanitë e lidhura me të janë të autorizuara të përdorin të dhënat e mia për qëllime marketingu. Në veçanti, pajtohem që eny Finance dhe bashkëpunëtorët e tij munden herë pas here të dërgojnë informacione për kompaninë, produktet dhe shërbimet e tyre në postën time dhe adresat e mia, si dhe mesazhe me tekst. Unë pranoj se me shkrim dhe në çdo kohë mund të refuzoj përdorimin e të dhënave të mia si klient për qëllime marketingu (eny Finance, Hohlstrasse 614, 8048 Zurich) ose përmes e-mail në eny@enyfinance.ch.
Vegëzat
eny Finance ofron hiperlinqe për uebfaqe tjera të internetit në uebfaqen e eny. eny Finance nuk i shqyrton këto hiperlinqe dhe nuk është përgjegjës për përmbajtjen e faqeve të lidhura. Per lidhjet me uebfaqet e tjera përgjegjësia mbetet te ju.
Të drejtat autoriale
Të gjitha elementet e uebfaqes së eny janë të mbrojtura me të drejtat autoriale dhe markën tregtare. Çdo përdorim komercial i elementeve lejohet vetëm me pëlqim paraprak me shkrim të eny Finance. Marka e regjistruar tregtare është "eny Finance".
Ndryshimet në Kushtet e Përdorimit
eny Finance rezervon të drejtën për të ndryshuar kushtet e përdorimit në çdo kohë. Këto ndryshime hyjnë në fuqi automatikisht nëpërmjet publikimit në uebfaqen e eny.
Juridiksioni dhe ligji i aplikueshëm
Për sa i përket juridiksionit, Cyrihu (Zürich / ZH) është vendi ekskluziv për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet mes përdoruesve të uebfaqes dhe eny Finance që mund të rezultojnë nga përdorimi ose vizita në faqen elektronike të eny. Eny Finance ka të drejtë t'i paditë përdoruesit edhe në vendbanimin e tyre. Ligji zviceran është i zbatueshëm.