Benefitet e auto kredisë
- Automjeti është pronë e juaja
Automjeti ju takon juve dhe jo garazhës - Nuk ka kufizime të kilometrazhit
Vozitni sa të doni pa kosto shtesë nëse vozitni më shumë kilometra - Kushte fleksibile të shlyerjës së kredisë
nga 6 deri në 84 muaj - Shlyerja e kredisë është e mundur në ç'do kohë
Auto kreditë mund të shlyhen në ç'do kohë - Avantayhet tatimore
Interesi i kredisë është i zbatueshëm në tatim - Nuk ka obligime për shërbim dhe sigurim gjithëpërfshirës
Ju e zgjidhni servisin. Sigurimi gjithëpërfshirës nuk ështe i detyrueshëm
Ju mund të vozitni më mirë pa Leasing
Një auto kredi e përballueshme ka më shumë përparësi nëse krahasohet me Leasing.
Nëse jeni të interesuar për veturë të re, shitësit e veturave do të jenë mjaftë të kënaqur t'ua kalkulojnë ratën mujore të Leasing. Ju lutemi ta mbani në mend se llogaritësi i Leasing e llogaritë vetëm tarifën mujore të shfrytëzimit te veturës.
Me auto kredi - zgjidhja është e juaja
Me auto kredi, vetura ju takon juve që nga fillimi. Kjo do të thotë që ju e keni në dispozicion të plotë veturën tuaj.
Ju nuk vareni nga asnjë garazhë për servisim, në vend të kësaj ju jeni të lirë të zgjidhni një servis më të përballueshëm. Po ashtu, ju nuk jeni të obliguar të përdorni pjesë të shtrenjta - siç është rasti me Leasing.
Zgjidhje e lirë e sigurimit të veturës tuaj
Ju vendosni nëse dëshironi të merrni sigurim gjithëpërfshirës apo të plotë për veturën tuaj. Varësisht nga vlera e automjetit, me sigurim gjithëpërfshirës ju mund të ruani qindra Franka.
Me Leasing ju do të paguani për ç'do kilometër shtesë.
Me auto kredi ju mund të përfitoni nga avantazhet tatimore
Kur t'i deklaroni tatimet, ju mund ta zbrisni auto kredinë nga asetet tuaja si hua dhe kështu ta zbrisni interesin e kredisë nga të ardhurat tuaja. Nëse merrni veturë me Leasing, zbritja e kostove të Leasing është e pamundur.
Me financimin e veturës tuaj nga eny Finance ju shumë lehtë mund t'a paguani çmimin e veturës tuaj brenda një periudhe deri në 84 muaj - pa pasur nevojë të paguani ndonjë vlerë të mbetur.
Si mund t'a zëvendësojë Leasing me auto kredi?
Nëse vetëm keni zgjedhur Leasing si opsion për financimin e veturës tuaj, ju ende mund të përfitoni nga avantazhet e një auto kredie: Nëse ju dëshironi, ju shumë thjeshtë mund ta zëvendësoni pjesën e mbetur me një kredi - thjeshtë dhe pa komplikime.
Kredidhënës është eny Finance AG me seli në Cyrih. Dhënia e kredisë është e ndaluar në rast se ajo çon në zhytjen në borxh (Art. 3 UWG) (Neni 3 Ligji mbi Konkurrencën jolojale).
- Përqindja maksimale e përqindjes vjetore është 9.90%.
- Kohëzgjatja: 6 - 84 muaj
Ç'është sllogani? Pse ?, pse komike? & Pse nuk kemi nevojë të dimë historinë tuaj. Zbuloni këtu: http://egalwarum.ch/