Sigurimi me këste për kredinë tonë Online.
eny Credit Insurance - merr përsipër pagesat me këste për të papunët pa faj dhe personat e paaftë për punë.
Kjo vlen, nëse ju:
- humbisni punën jo për fajin tuaj
- nuk mund të punoni për arsye të tjera, p.sh. sëmundje ose aksident
- sigurimi mbulon një maksimum prej 3 kërkesash në 12 këste mujore (gjatë gjithë periudhës)
"eny Credit Insurance" merr përsipër bilancin e mbetur të kredisë në rast të ndonjë sëmundjeje të rëndë ose paaftësisë
Kjo do të thotë, nëse ju:
- jeni aq rëndë të sëmurë sa të hiqni dorë nga një pjesë e të ardhurave ose gjithë pagës
- nuk jeni në gjëndje të punoni për arsye të tjera, si p.sh. për shkakë të aftësisë së kufizuar
- shuma maksimale e siguruar e bilancit të kredive është CHF 80'000.00
Kushtet themelore të 'eny Credit Insurance'
- Afati minimal është 12 muaj
- Fillimi i mbulimit të sigurimit (Data e konfirmimit të sigurimit gjatë periudhave të pritjes)
- Pamundësia për të punuar 30 ditë
- Papunësia 60 ditë
- Periudhat e pritjes në rastin e sigurimit:
- 30 ditë në rast të pamundësisë për të punuar, paaftësi dhe papunësi të plotë
- 180 ditë për sëmundje të rënda
Çfarë nënkuptonë pamundësia për të punuar, paaftësia apo sëmundja e rëndë?
Pamundësia për të punuar
është e përkohshme. Për shembull, për shkak të një sëmundjeje ose aksidenti. Në rastin e sigurimit, mjeku duhet të përcaktojë dhe konfirmojë paaftësinë për të punuar.
Paaftësia për punë
realisht është e njëjta gjë si aftësi e kufizuar. Kjo përfundimisht përcaktohet nga Sigurimi për Invalid dhe duhet të jetë së paku 70% në rastin e sigurimit dhe gjithashtu duhet të jetë i konfirmuar nga dy mjekë.
Sëmundjet e rënda
Sëmundje të tilla si sulmi në zemër, goditje me pasoja të përhershme, kanceri i rëndë, sëmundje kronike e veshkave, transplantimi i organeve të rëndësishme (personi i siguruar = marrësi i organit) konsiderohen si të rënda.
Siç thonë, jeta ndodh përderisa ne bëjmë plane. "Eny Credit Insurance" siguron këstin tuaj mujor të kredisë dhe ju gjendet afër kur të ardhurat tuaja ndryshojnë ose ulen. Aplikoni sot për kredi personale me mbulim të plotë të sigurimeve.
Kredidhënës është eny Finance AG me seli në Cyrih. Dhënia e kredisë është e ndaluar në rast se ajo çon në zhytjen në borxh (Art. 3 UWG) (Neni 3 Ligji mbi Konkurrencën jolojale).
- Përqindja maksimale e përqindjes vjetore është 9.90%.
- Kohëzgjatja: 6 - 84 muaj
Ç'është sllogani? Pse ?, pse komike? & Pse nuk kemi nevojë të dimë historinë tuaj. Zbuloni këtu: http://egalwarum.ch/